Si do të ndodhë operacioni i Valery Spiridonov për ngjitjen e kokës në trupin tjetër?(foto)

0

Valery Spiridonov një rus 30 vjeçar,i prekur nga një sëmundje e rrallë është njeriu i parë në botë që kërkon të zëvendësojë trupin e tij me një trup tjetër.Operacioni duhet të realizohet në vitin 2016 dhe do të zgjas 36 orë i udhëhequr nga kirurgu italian Sergio Canavero.

Sans titre 4

“Vendimi im është definitiv”.Valery është i gatshëm që ta prej kokën dhe ta vëjë në një trup tjetër të shëndosh.Rusi 30 vjeçar është i sëmurë rëndë nga sëmundja Werdnig Hoffman sëmundje që e detyron të qëndrojë për tërë jetën në karrige hendikapësh.Shkaku i kësaj gjendje Valery ka pranuar që t’i jap kokën e tij në dispozicion mjekut Sergio Canavero për t’ia vënë në një trup tjetër,operacion që do të jetë njê revolucion në mjeksi dhe është hapi i parë drejt pavdekshmërisë së njeriut.

Sans titre 6

Por si do të ndodhë kjo?

Nëse operacioni do të ndodhë,parashihet të zgjas 36 orë dhe është vlerësuar nga kirurgu Sergio Canavero në 10 milion euro.Përveç shumës 10 milion euro,kirurgu ka nevojë edhe për një donacion tjetër:trupin e një njeriu që është në vdekje cerebrale.Atëherë të dy trupat do të afrohen afër njëri tjetrit dhe në të njëjtën kohë priten të dy kokat dhe koka e Valery Spirodonov do të kaloj e prerë në trupin e personit tjetër dhe do të ngjitet me një ngjitës special i përgatitur nga polietileni i përgatitur enkas nga kirurgu.

Sans titre 8

Çka do të ndodhë gjatë kësaj kohe të transferimit me kokën e Valery Spirodonovit?

Koka e tij do të jetë plotësisht e ftohtë dhe nuk do të ketë asnjë pikë gjaku në të,shpjegon kirurgu italian.Koka dhe trupi do të jenë në njëjtën pjesë dhe koha e transplantimit do të jetë shumë e shkurt.Dhe menjëherë pason ngjitja e kokës përmes ngjitësit të krijuar nga kirurgu.

Çka mund të ndodhë pas transplantimit?

Valery Spirodonov do të vihet në koma për një muaj në mënyrë që muskujt e kokës dhe të qafës të rehabilitohen dhe t’i fusin në lëvizje lidhjet nervore të kokës dhe trupit përmes elektrodave.Nëse gjithçka shkon sipas parashikimit Valery do të flas me zërin e tij dhe  të ecë sikur gjithë të tjerët.

Sans titre 10

Deri më tani asnjë operacion i tillë tek njerëzit nuk ka ndodhur.Përvojat e mjekësisë të bëra tek kafshët nuk kanë pasur sukses deri më tani.Vlen të thuhet se kirurgu dhe pacienti i tij asnjêherë nuk janë takuar në mes veti përveç bisedave përmes rrjetit Skype,ndërsa edhe dosja mjekësore e pacientit ende nuk ka kaluar nëpër duartë e kirurgut italian Canavero.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here