Shumë të kam dashur por…

0

TEODOR KEKO

Në Selanik anijet mbërriten,

në port unë mbeta fare i gjallë,

pashe mijëra njerez, ndoshta miliona

veç ty, kurrkund s’të pashë.

 

Në Selanik avionët mbërritën,

në pistë unë pija lotin tim,

pashë mijëra njerëz, ndoshta miliona

veç ty, s’të gjeta në udhë-kalim.

 

Atëherë u mbylla në vetvete,

me shumë whiskey e akull pak,

në darkë i dehur po mendoja

shumë të kam dashur, por s’është gjithçka.

 

Në Selanik nuk ka hënë,

në rrugë unë shoh si nata gris,

pashë mijëra njerëz, ndoshta miliona,

veç ty s’të gjeta në rrugët pis.

 

Dhe prapë u mbylla në vetvete,

më shumë whiskey e akull pak,

në darkë i dehur po mendoja,

shumë të kam dashur, por s’është gjithçka!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here