Shumë raste të dhunës familjare, viktima kryesisht gratë

0
  • Raste të shumta dhune familjare janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Kështu në Prishtinë është arrestuar një qytetar shqiptar, i cili në vazhdimësi ushtron dhunë fizike ndaj  bashkëshortes së tij poashtu shqiptare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.  Në Podujevë ndërkaq është arrestuar një personpër shkak se kishte sulmuar fizikisht gruan e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes. Në fshatin Plemetin të Obiliqit një femër ashkalike, shtetase e Malit të Zi, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga njerku i saj shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.  Edhe në Rajonin e Pejës ka patur dhunë familjare. Në fshatin Llabjan të Pejës është arrestuar një qytetar i cili fillimisht pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë vëllain e tij. Viktima si pasojë e lëndimit në pjesën e gishtave të dorës ka marrë tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. N[ rrugën “Rexhë Avdija”, në Pejë është arrestuar një tjetër qytetar i cili nën ndikimin e alkoolit kishte sulmuar dhe rrahur bashkëshorten e tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor. I dyshuari me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. E në Mitrovicë një grua së bashku me dy fëmijët e saj  njëri  moshë madhore mashkull, dhe tjetra moshë e mitur femër , në vazhdimësi janë keqtrajtuar dhe rrahur nga bashkëshorti, përkatësisht babai, ndërkaq vetëm dje është bërë denoncimi. Po ashtu i dyshuari me sëpatë ka dëmtuar dhe ka thyer disa orendi shtëpiake si dhe dritaren dhe derën e hyrjes së shtëpisë. Të gjitha palët pas shoqërimit në Polici janë intervistuar , ku me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here