Shumë fshatra dhe biznese të Prizrenit dhe Malishevës nesër pa rrymë

0
Nesër (të enjten) shumë fshatra dhe biznese të Prizrenit dhe Malishevës do të mbesin pa energji elektrike, përshkak të punimeve që do të zhvillohen në rrjet.
Kështu bën të ditur përmes një njoftimi KEDS.
Prej orës 10:00 deri në orën 14:00, gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Atmaxha, Tupeci, Gjonaj, Zymi, Karashingjergji, Landovicë me disa trafo të vogla private, Krajku, Arbanë – “Jeta e Re”, konsumatorët komercialë: Qumshtorja “Rudina”, “11 Afaristet”,”Oferta”, “Delikates”, Fadil Gashi “Dili”, “Bodrumi Landovicë”, “Repetitori”, “Posta” – Zym, NTP “Quni”, Furra e Bukës “Supermix”, Betonjera “KAG- Asphalt”, Betonjerë “HIN Grupi” dhe Kisha katolike – Zym.
Shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të trasesë dhe revizionit të LP 10 kV.
Ndërkaq, prej orës 11:00 deri në orën 15:00, pa energji do mbesin edhe Mirusha, Gurbardhi, Burimi, Lubizhda, Turjaka, Damanek, Bubla, Panorci, Llapqeva dhe Mrasor. Shkyçja bëhet me qëllim të montimit të shkarkuesve të mbitensionit, të bazave dhe të siguresave 10 kV./PrizrenPress.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here