Shuhet “Mbrojtja Civile”, paramilitarët e saj do të integrohen në institucione

0

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se sot pasdite është arritur Marrëveshja për çështjen e të ashtuquajturës “Mbrojtja civile” me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ministrja për Dialogun Edita Tahiri, e cila i ka udhëhequr negociatat për këtë çështje ka deklaruar se “arritja e kësaj marrëveshje mes tre palëve, Kosovës, Serbisë dhe BE-së e cila është përmbyllur sot pasdite ka një rëndësi të madhe”. “Kjo marrveshje i jep fund strukturës ilegale të ashtuquajtur ‘Mbrojtja civile’ dhe mundëson integrimin e ish-pjesëtareve të saj në institucionet e Republikës së Kosovës. Procesi i bisedimeve ka qenë i gjatë dhe i mundimshëm për gati dy vjet, ndërsa në periudhën e fundit shkurt-mars të këtij viti negociatat janë zhvilluar në mënyrë bilaterale, mes BE-së dhe të dy shteteve dhe fundi ishte i suksesshëm, rezultoi me marrëveshje të nënshkruar nga tre palët”, ka deklaruar Tahiri. Marrëveshja në fjalë merret vesh se parasheh procesin e zhbërjes së kësaj strukture paramilitare dhe procesin e integrimit të individëve në institucionet civile të shtetit të Kosovës, specifikon obligimet e palëve dhe afatet kohore të zbatimit. “Marrëveshja parasheh mbylljen e të gjitha objekteve, zyrave dhe depove që kanë qenë në shfrytëzim nga kjo strukturë ilegale në komunat veriore të Kosovës dhe dorëzimin e tyre institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo marrëveshje duhet të zbatohet deri më 1 shtator 2015”, ka thënëMinistrja Tahiri duke e falendruar Bashkimin Evropian “për një punë të suksesshme për ndërmjetësimin e kësaj marrëveshjeje si dhe SHBA-të për mbështetje dhe angazhim në këtë process”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here