Shtypi serb:shtohen presionet nga “të fortit” për njohjen e pavarësisë së Kosovës

0

Sllovakia, Greqia, Qipro, Rumania dhe Spanja janë bërë “cak i fuqive të mëdha”, raporton gazeta serbe “Veçernje Novosti”.

E përditshmja beogradase shton se edhe disa shtete nga Amerika Latine dhe nga Karaibet janë nën presion.

Ndërkaq, në anën tjetër, Serbia do t’i intensifikojë përpjekjet e saja diplomatike për të parandaluar njohjet e reja. Kjo çështje do të diskutohet nga qeveria serbe. Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë për gazetën serbe se Beogradi do të ndërmerr një “ofensivë diplomatike”.

“Pesë shtete të BE-së nuk e njohin pavarësinë e ‘Kosovës dhe Metohisë’ dhe ne kemi garanci se kjo do të vazhdojë të mbes kështu. Jemi të vetëdijshëm për presionet nga vendet me ndikim ndaj atyre vendeve që s’e njohin pavarësinë e Kosovës, por Serbia gjithashtu ka nisur një ofensivë diplomatike të cilat edhe do të intensifikohen”, ka thënë ministri Daçiq.

“Megjithatë, nëse një vendim i tillë vjen nga Bukureshti do të ishte i keq për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rumanisë të cilat kanë qenë tradicionalisht të mira. Duhet të bisedohet me zyrtarët rumunë por edhe me përfaqësuesit e vendeve tjera që se njohin pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë”, ka nënvizuar Daçiq.

Mediumi serb thotë se Sllovakia tashmë është nën presion që ta njohë Kosovën, ndërsa thekson se ambasadori i ri spanjoll në Serbi do ta ritheksojë qëndrimin e Madridit për mos-njohje.

Ndërkaq, edhe Ambasada e Qipros në Serbia ka dhënë një deklaratë. “Qëndrimi i Qipros, që është për mos-njohje të Kosovës, mbetet i pandryshuar. Sipas mendimit tonë, kjo do të mund të rishqyrtohej nëse dy palët gjejnë një zgjidhje të pranueshme dhe marrëveshje të në pajtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here