Shtyhet nga një fantazmë (video)

0

Një grua nga Amerika e Jugut këmbëngul se ajo u shty nga një fantazmë, por si dëshmitare të incidentit ka edhe pamjet.

Nëse kamera e CCTV nuk do tregonte imazhet e këtij incidenti, atëherë njerëzit do të mendonin për 34-vjeçaren Cecilia Carrasco se është e “çmendur”.

Duke folur për mediat 34-vjeçarja nga Kili tregon se ishte duke ecur në recepsionin e zyrës së avokatit të saj, kur ndjeu se dikush e shtyu.

Tani, Cecilia ka frikë të largohet nga shtëpia, pas përvojës së tmerrshme që përjetoi. “U përplasa fort në dysheme, sa më dërguan në spital me ambulancë. Isha tre ditë në spital, për shkak të lëndimeve të marra. Nuk pashë njeri të kalonte në recepsion, ndërkohë që po flisja me një vajzë, kur ndjeva dy duar që më shtynë. Kur radhë në tokë, nuk pashë njeri, por mendova se mos ishte larguar me vrap. Në atë momente recepsionistja më tha se nuk kishte njeri, unë nuk e besova derisa pashë pamjet. Tani jam e bindur se ishte një fantazmë, sepse unë ndjeva dy duar edhe pse nuk ishte askush përreth”, u shpreh 34-vjeçarja.

Cecilia tha se nuk besonte në fantazma dhe nuk priste që ajo të ishte në qendër të një sulmi të tillë paranormal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here