Shtrihet dora e pajtimit në Skënderaj

0

Dy familje të hasmëruara në komunën e Skenderajt kanë shtrirë dorën e pajtimit.

Pas asaj në Açarevë, ku familja e Fadil Shabanit ia kishte falur gjakun e djalit të tyre një familjeje të këtij fshati, në Mitrovicë familja e Ramiz Shabanit nga Kozhica e Skenderajt ia ka shtrirë dorën e pajtimit dhe ia ka falur një gjak dhe një plagesë familjes së Fetah Mulajt nga Klledërnica e Skenderajt.

Kryefamiljari, Shaip Shabani, ia ka shtrirë dorën e pajtimit kryefamiljarit të familjes Mulaj Xhevdet Mulajt dhe në këtë mënyrë ka dëshmuar burrërinë dhe trimërinë e vet dhe të familjes së tij.

Që të dy këto familje kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës. Duhet përkujtuar se familja Mulaj nga Klledërnica e Skenderajt lirisë së Kosovës ia ka dhënë 4 anëtarë të ngushtë të familjes.

Të dy këto raste, vrasja e të riut në Açarevë, si dhe plagosja e pjesëtarit të familjes Shabani të Kozhicës, kanë ndodhur gjatë këtij viti, shkruan Zëri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here