Shtohen masat e sigurisë në Prishtinë para konferencës së nesërme “Western Balkans 6”

0

Në orët e mbrëmjes në Prishtinë, e sidomos në pjesën rreth “Swiss Diamond” janë rritur dukshëm masat e sigurisë.

Kosova nesër (e mërkurë) do të jetë nikoqire e konferencës ministrore të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, “Western Balkans’ 6”, ku do të diskutohen projektet konkrete ekonomike të karakterit rajonal, me theks të veçantë në investimet në infrastrukturë.
Kjo konferencë vjen pas konferencës së Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane, znj. Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.
Konferenca “Western Balkans’ 6” do t’i zhvillojë punimet në “Swiss Diamond Hotel”, në Prishtinë.
Ndërkaq, në orët e mbrëmjes në Prishtinë, e sidomos në pjesën rreth “Swiss Diamond” janë rritur dukshëm masat e sigurisë. Policia e Kosovës rreth orës 21:30 ka filluar largimin e vetura nga trotuaret, derisa janë shtuar edhe patrullimet.
Indeksonline merr vesh se kati ku do të mbahet konferenca është totalisht nën menaxhimin e policëve. “Gjatë ditës në këtë kat të hotelit ku do të mbahet konferenca ka kontrolluar edhe njësia special e policisë. Aty janë futur edhe qentë nuhatës të këtij njësiti”, kanë thënë burimet tona.
Tashmë në “Swiss…” janë vendosur disa nga delegacionet e vendeve që do të marrin pjesë në konferencë.
Të kujtojmë se në mesin e pjesëmarrësve në konferencë do të jenë ministrat e jashtëm dhe ata të infrastrukturës të vendeve të rajonit si dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë Evropiane dhe Negocim të Zgjerimit, Johanes Han, dhe komisionerja evropiane për transport, Violeta Bulc (përmes një video-mesazhi).
Konferenca fillon në orën 10:00, ndërsa mediat do të lejohen të marrin pamje të fjalëve hyrëse të zëvendëskryeministrit të Parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Komisionerit të BE-së për Politikë të Fqinjësisë Evropiane dhe Negocim të Zgjerimit, z. Johanes Han.
Konferenca për media do të mbahet nga ora 12:40 deri në orën 13:10

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here