Shtime: Një foshnje gjendet e vdekur në parkingun e një supermarketi  

0

 

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se është gjetur e vdekur një foshnje e porsalindur, në qytezën e Shtimes në parkingun e supermarketit “EliAb”.

Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Policia është në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin, dhe për detaje të tjera do të njoftojmë gjatë ditës”, ka thënë Gashi pa mundur të thotë për momentin nëse foshnja ishte hedhur aty e vdekur apo ka vdekur derisa ka qëndruar në parking.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here