Shteti i Zvicrrës vlerëson diasporën e Kosovës

0
Stephan Tomagian nga Departamentit Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës, ka thënë se diaspora nga Kosova në Zvicër me punën, kreativitetin dhe dinamizmin e tyre, jep kontribut të përditshëm në prosperitetin zviceran.
Tomagian i bëri këto komente me rastin e organizimit të pritjes së trupit diplomatik nga Ambasada e Kosovës në Zvicër, ku përmendi 12 marrëveshjet dypalëshe në mes të Zvicrës dhe Kosovës, në fusha të ndryshme.
Sipas një njoftimi për media të Ambasadës së Kosovës, në Zvicër, programi zviceran për bashkëpunim dhe zhvillim në Kosovë, i cili përbën një angazhim prej 88 milionë CHF në mes të 2013 dhe 2016, si dhe prania e pandërprerë e SWISSCOY në Kosovë gjatë 15 vitesh, dëshmojnë rëndësinë që i jep Zvicra zhvillimit të Kosovës si kontribuues i rëndësishëm në favor të stabilitetit te Ballkanit perëndimor.
“Që pesë vjet ju përfaqësoni Kosovën këtu në Zvicër dhe punoni shumë herë në qendër të vëmendjes, nganjëherë nën hije, por gjithë herë pa u lodhur në favor të thellimit të marrëdhënieve tona dypalëshe. Kontributi juaj për të njohur më mirë dhe vlerësuar diasporën kosovare në Zvicër, për ne është edhe shumë i çmueshëm. Nuk ka asnjë dyshim që me punën e tyre, kreativitetin dhe dinamizmin e tyre, anëtaret e diasporës kosovare në Zvicër japin kontribut të përditshëm në prosperitetin zviceran. Unë sonte po shprehu këtu mirënjohjen tonë të plotë për juve Zoti Ambasador, dhe për juve, kosovare dhe kosovarë të Zvicrës, dhe nuk më mbetet vetëm të përsëris urimet tona me rastin e festës shtetërore të Kosovës”, ka theksuar Stephan Tomagian.
Në këtë pritje për nder të shtatë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, merrnin pjesë një numër i madh diplomatësh të huaj dhe zviceranë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here