“Shteti” dhe gjyqësori në grevë

0

Punëtorët e administratës në Prokurori dhe Gjykata kanë mbajtur grevë nga ora 08:30 deri në orën 10:00, me kërkesat për sigurim transporti, implementim të kontratës kolektive dhe rritjen e pagave.

Përfaqësuesit e punëtorëve thanë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, sepse janë në gjendje shumë të rënd sidomos me transport, meqë u duhet dy autobus t’i ndërrojnë për shkuar deri në vendin e punës në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Juridikaturës, Asllan Rusinovci tha se sot janë tubuar për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre që kanë me mos sigurimin e transportit pas transferimit në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali. Ai tha se punëtorët kanë shumë probleme me transportin, pasi nuk kanë me çka të shkojnë në punë.

“Këto janë kërkesat për sot, janë kërkesat tona, sigurimi i transportit, implementimi i marrëveshjes kolektive dhe rritja e pagave 25 për qind”, tha Rusinovci.

Madje, Rusinovci thotë se kanë bërë kërkesa të vazhdueshme qysh para se të transferoheshin në Hajvali, por që Ministritë ia hidhnin topin njëra-tjetrës.

“Jo nuk kemi pasur marrëveshje as falas, as me pare, ne kemi bërë kërkesa qysh prej muajit dhjetor sepse e kemi ditur që një ditë do të kalojmë në këtë objekt, por nuk na janë përgjigjur, kërkesat janë të vazhdueshme, por është gjuajt topi herë të një ministri herë të tjetra, jo e ka obligim Ministria e Administratës, jo Ministria e Drejtësisë. Ne jemi drejtuar disa herë në KGJK, premtime nuk ka pasur zgjidhje nuk është bërë dhe kemi ardhur deri këtu”, theksoi ai.

Ai shtoi se do të vazhdojnë edhe tutje grevën nëse nuk bëhet ndonjë zgjidhje. Madje, Rusinovci tha se do ta ndërprenë punën pa kufi.

Në përkrahje të këtyre kërkesave kanë dal edhe punëtorët e prokurorive. Në emër të sindikatës dhe gjithë punëtorëve të Prokurorive të Kosovës, Sadri Llumnica tha se urgjentisht duhet të zgjidhet çështja e transportit.

“Kemi dalë sot me një grevë paralajmëruese për organet tona me të larta, KGJK-së dhe KPK-së. Me rastin e ardhjes në këtë objekt, neve menjëherë iu kemi drejtuar me shkresa të pandërprera gjë që asnjëherë nuk na kanë thënë se nuk do të rregullohet çështja e transportit. Mirëpo, akoma nuk ka asgjë. Neve kemi dal në këtë grevë siç thash paralajmëruese që ta dinë se jemi në gjendje të rënd. Duhet të vihet në këtë ndërtesë me dy autobusë dhe të kthehemi me dy autobusë. Pra, kemi hargjime shumë të mëdha”, tha Llumnica.

Ai është shprehur i pakënaqur edhe me objektin ku janë vendosur në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali, pasi sipas tij, nuk është dashur të pranohet teknikisht ai objekt, sepse liftat nuk punojnë, uji rrjedh nga lavamanët, sistemi i ngrohjes nuk është në rregull dhe shumë defekte tjera.

Llumnica tha se edhe ata i përkrahin kërkesat për rritje pagash dhe implementimin e kontratës kolektive.

Ndërsa, Imrane Blaku, punonjëse në Gjykatën e Apelit tha se çështja e transportit i ka shtyrë ata që të dalin në këtë grevë meqë janë në hall të madh.

“Sot kemi dal në grevë për shkak të transportit. Shumë punëtor i kanë dy bileta për të ardhur deri në punë edhe rrogat i kemi shumë të vogla. Që sa kohë jemi duke kërkuar 25 përqindëshin asnjëherë nuk është realizuar. Pse dikujt t’i rritet rroga e neve jo , kërkojmë edhe neve të na rritet rroga sikur kategorive tjera ashtu edhe neve”, theksoi Blaku.

Ajo tha se implementimin e kontratës kolektive që sa kohë janë duke e kërkuar dhe ende nuk është realizuar. Blaku theksoi se ata kërkojnë njohjen e stazhit, pasi që sa vjet punojnë dhe nuk u paguhet stazhi i punëtorëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here