Shtetasi turk, i shpallur në kërkim nga policia, gjendet i vdekur në Prishtinë

0

Ishte shpallur në kërkim nga policia si i dyshuar në një rrjet të trafikut të drogës, por gjendet i vdekur në Prishtinë.

Nejdet Cesuroglu alias Lavdërim Limani, i dyshuar si bashkëpunëtor në laboratorin e heroinës të zbuluar në Has, u gjet i pajetë në një banesë në Prishtinë më 2 dhjetor 2018. Gjithashtu, në banesën fshihej Cesuroglu, është gjetur edhe një sasi heroine.

Dyshohet se ai është vrarë edhe pse nuk janë ende të qarta rrethanat e vdekjes së tij. Në kërkim është edhe një turk tjetër i identifikuar si Iskënder Sale, 35 vjeç. Në arrati është edhe ideatori i ngritjes së këtij laboratori në Has, biznesmeni Admir Hoxha.

Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka nën hetim çështjen e laboratorit në Has, i ka dërguar një letër-porosi autoriteteve ligjzbatiese të Kosovës, lidhur me ngjarjen në Prishtinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here