Shtetasi i dehur i Maqedonisë shkakton aksident në Hajvali

0

Në Hajvali të Prishtinës është arrestuar një shtetas i Maqedonisë, pasi që nën ndikimin e alkoolit, duke lëvizur me veturën “Shkoda” me targa lokale nga pakujdesia e ka goditur veturën “Audi” me targa lokale të cilën e drejtonte një qytetar shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës Audi si dhe dy pasagjerë meshkujë, të cilët janë dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit shoferi që e ka shkaktuar aksidentin është dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here