Shtëpia e vëllezërve Frashëri kthehet në depo të kanabisit

0

Trafikantëve të bimëve narkotike nuk i ka shpëtuar as shtëpia e vëllezërve Frashëri. Shtëpia muze ku linden korifenjtë e iluminizmit Abdyli, Naimi dhe Samiu tashmë është kthyer në një vend për përpunimin e kanabisit.

Sipas disa fotografive të publikuara nga gazetari Bledi Mane, shtëpia e vëllezërve Frashëri po përdoret si depo për të tharë bimën narkotike.

Siç duhet në foto, shtëpia e vëllezërve Frashëri në Përmet e cila është pjesë e trashëgimisë kombëtare, po përdoret nga kultivuesit e hashashit për të fshehur dhe për të përpunuar kanabisin.

Ndërkohë edhe biblioteka e këtij muzeu është shkatërruar plotësisht. Veç mungesës së kujdesit për këtë muze, i shtohet fakti që pak kohë më parë në këto ambiente Presidenti Bujar Nishani mori titullin “Qytetar Nderi” i komunës Frashër, duke qenë edhe vetë i pranishëm.

frasheri

 

frasheri1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here