Shtëpia e miliarderit rus në Amerikë, në shitje për 100 milionë dollarë

0

Kush është kureshtar të dijë si jeton një miliarder rus, duhet t’ia hedhë një sy kësaj fotografie. Prona rreth 33000 m2 në Nju Jork ka dalë në shitje për një çmim prej 100 milionë dollarësh.

E ndërtuar në vitin 1928, prona që gjendet në Long Island ka të gjithë luksin që pritet kur përmendet çmimi i saj.

Rezidenca madhështore i ofron pronarit të ardhshëm të gjithë privatësinë e nevojshme, pavarësisht distancës së shkurtër që e ndan me qytetin e Nju Jorkut.

Ajo ka qenë më parë në pronësi të Tamir Sapir, një emigrant rus që u bë miliarder në SHBA falë biznesit të pasurive të patundshme. Ai vdiq në vitin 2014, por një vit para vdekjes ia kishte shitur pronën një tjetri, emri i të cilit u mjegullua dhe nuk u mor vesh kurrë. Pronari i ri nuk hyri kurrë në këtë shtëpi dhe ajo tani ka dalë sërish në shitje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here