Shtëpia e Bardhë: Korea e Veriut nuk e ka testuar bombën me hidrogjen

0

Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ka dëshmi se Korea e Veriut ka testuar bombën me hidrogjen. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnes, ka thënë se të dhënat e para nuk variojnë me pohimet se “Korea e Veriut ka kryer me sukses testin e bombës me hidrogjen”.
Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i OKB’së është mbledhur urgjent për të diskutuar në lidhje me pohimet për testimin e bombës me hidrogjen duke dënuar fuqishëm këtë lëvizje të re të Koresë së Veriut dhe duke vlerësuar se ky “është një kërcënim për paqen dhe sigurinë në botë”.

Vet Korea Veriore ka pohuar se të mërkurën ka testuar me sukses bombën nukleare të hidrogjenit.

Menjëherë pas lajmit shtetet përreth Koresë kanë thirrë mbledhjet e emergjencës dhe kanë dënuar fuqishëm ‘testimin e bombës së re nukleare’. Ato po e përcjellin situatën nga afër.

Bomba e hidrogjenit është armë e fuqishme, madje më e fuqishme se bombat e krijuara nga plutoniumi, e të cilat Korea Veriore i ka përdorur në të shkuarën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here