Shtëpi e re për Krishtlindje, Rama – fëmijëve: “Borxhi” lahet me 10-ta

0

Një familje nga Vora ka përjetuar gëzim të madh këtë Krishtlindje, pasi varfëria e ulur këmbëkryq është zbutur disi, pasi me ndihmën e qeverisë shqiptare për ta është ndërtuar një shtëpi e re.

Ka qenë vetë kryeministrit Edi Rama, që ka njoftuar me një video në Facebook ngritjen e një “strehëze” të re për familjen e Ilir Koçit në fshatin Marikaj.

Në video shihet se shtëpia e shkatërruar ku jetonte familja Koçi është shndërruar në një vilë me kushtet e nevojshme për t’i dhuruar harmoni dhe lumturi anëtarëve që do të banojnë në të.

Rama me buzëqeshje u tha fëmijëve të familjes se e vetmja mënyrë për të larë ‘borxhin’ ishin notat e mira në shkollë.

“Qiraja paguhet me 10-ta. Çdo 10 lan borxhin. Borxhin e ke ndaj  prindërve jo ndaj meje. Çfarë do fusësh në kokë sot do kesh nesër. Nuk janë të shumta familjet në gjendjen që ishin ju, por sidoqoftë janë kudo. Ne i kemi regjistruar dhe do i ndihmojmë pak nga pak”, tha shefi i qeverisë.

Ndërkohë, Rama bashkëngjitur videos shkruan një shprehje të Mahatma Gandhit: “Lumturia ndodh kur çfarë mendon, çfarë thua dhe çfarë bën, janë në harmoni”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here