Shtetasi i Maqedonisë tenton t’i korruptojë policët tanë me 5 euro

0

PRISHTINË, 8 SHKURT – Një shofer kamioni nga Maqedonia ka tentuar t’i korruptojë dy policë të Kosovës në një pikë kontrolli në Ferizaj me 5 euro. Oficerë për informim nga Policia e Kosovës kanë shpjeguar sot se shoferi i kamionit i kishte vendosur 5 € në librezë të kamionit të cilat ka tentuar që t’ua jap zyrtarëve policorë. Policët nuk i kanë pranuar të hollat, përkatësisht miton e ofruar por në vend të kësaj e kanë arrestuar shoferin. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar dhe lënda e tij ka shkuar në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here