Shtatorja e William Walker vendoset në fshatin Reçak

0

Me rastin e 17 vjetorit të Masakrës së Reçakut, banorët e këtij fshati do të vendosin gurthemelin e shtatores së mikut të shqiptarëve William Walker.

Më 15 janar të vitit 1999 forcat ushtarakë e policore serbe, vranë e masakruan 42 banorë të fshatit Reçak. Kjo masakër alarmoi botën për tmerrin dhe gjenocidin që po ushtrohej ndaj popullatës civile shqiptare dhe njëherësh shënoi një kthesë historike për Kosovën.

Ish shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker pasi vizitoi vendin ku u bë masakra, tha se ajo që kishte parë ishte ngjarja më trishtuese në jetën e tij.

Zoti Walker e cilësoi këtë ndodhi si masakër dhe krim kundër njerëzimit.

Për shkak të deklaratave të tij, që nxitën reagimin ndërkombëtar për të ndalur dhunën ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë, qeveria jugosllave e shpalli zotin Walker “person non grata”.

Pas rreth dy muajsh, nga masakra e Reçakut, NATO filloi sulmet ajrore kundër caqeve serbe që zgjatën 78 ditë dhe e detyruan Serbinë të kapitulloj e të tërhiqet nga Kosova.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here