Shtatorja e Ismail Qemalit javën e ardhëshme vendoset në Prishtinë

0

Shtatorja e Ismail Qemalit do të vendoset në oborrin e ndërtesës së ish-gazetës “Rilindja”, aktualisht objekt i qeverisë në Prishtinë. Kështu u vendos të martën në mbledhjen e Kuvendit të Prishtinës, ku përveç Partisë së Fortë, të gjitha partitë në kuvendin komunal përkrahën vendin e propozuar.

Asambleisti i Vetëvendosjes, Kushtrim Ahmeti, sugjeroi që me vendosjen e shtatores në këtë vend të hiqen rrethojat e objektit të qeverisë.
Shtatorja e punuar në Kosovë nga skulptori kosovar Luan Mulliqi, tashmë është gati për t’u vendosur në vendin e saj.

“Kemi filluar para 5 muajsh. Ishte një konkurs vitin e kaluar në Vlorë, pra është në kuadër të konceptit të dy qyteteve të pavarësisë. Shtatorja është e gjatë afërisht 5 metra. Hapësira është jashtëzakonisht e mirë”, shprehet skulptori.

Top Channel ka mësuar se shtatorja e Ismail Qemalit do të vendoset në mënyrë ceremoniale gjatë javës së ardhshme. Vendosja e shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë është iniciativë e disa biznesmenëve të Vlorës dhe është përkrahur nga Komuna e Prishtinës dhe Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

Më 28 nëntor, si pjesë e këtij bashkëpunimi, do të vendoset shtatorja e Hasan Prishtinës në Vlorë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here