Shtatë personave të përfshirë në krim u konfiskohen mbi 300 mijë euro, 6 armë, 7 vetura e shumë gjëra të tjera

0

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve të kryera, dje në rajonin e Prizrenit dhe të Pejës, i ka arrestuar 7 qytetarë pasi që për ta ekziston dyshimi i bazuar se për përfitime materiale janë marrë me fajde, kanosje dhe me krim të organizuar. Policia e Kosovës ka njoftuar sot se gjatë operacionit janë konfiskuar 303.235 (treqind e tre mijë e dyqind e tridhjetë e pesë) €uro, 1.100 franga, 700 gramë ari, 6 armë kalibrash të ndryshëm, 224 fishekë të kalibrit të ndryshëm, 7 vetura, dy (2) jelekë antiplumb, dy (2) shufra policore, një (1) radiolidhje, një (1) sprej, një (1) boks hekuri, 13 telefona celularë, 5 lap-topa, një shtëpizë kompjuteri si dhe disa dokumente që vlejnë si prova. Me urdhër të prokurorit të 7 të dyshuarit janë dërguar prapa grilave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here