Shtatë klinika në QKUK me ushtrues detyre të drejtorit

0

PRANVERA GASHI

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka mungesa të mëdha që të funksionoj profesionalisht. Janë një varg probleme në këtë institucion shëndetësor, njëra ndër to është edhe mungesa e drejtorëve nëpër klinika. Procesi është i tillë që konkurset janë shpallur por më pas janë anuluar si pasojë e parregullsive, ose në disa raste të tjera nuk ka pasur kandidatë adekuat për të aplikuar. Si pasojë e kësaj janë shtatë klinika me vetëm ushtrues detyre. Që nga viti 2010 janë shpallur e anuluar mëse 5 konkurse për zgjedhjen e drejtorëve, me arsyetimin se ishin evidentuar shkelje gjatë procedurave të konkurrimit. Për këtë çështje kryesindikalisti i QKUK-së, Xhemail Selmani , ka deklaruar për Kosovapress se, ushtruesit e detyrës së drejtorëve të këtyre klinikave po marrin vendime pa i dhënë llogari askujt. “ Mos zgjedhja e drejtorëve të klinikave u shkon në favor më së shumti vet atyre, sepse vendosin vet në mënyrë despotike për të gjitha çështjet e klinikave, nuk ka dyshim se edhe aty janë përfitimet. Në aspektin njerëzor duhet për t’ua qarë hallin edhe atyre drejtorëve të cilët në të ardhmen në mënyrë ligjore zgjidhen drejtorë, nëse vazhdon ky menaxhim i tillë që ka qenë deri më sot, sepse nuk ka kurrfarë interesi për ta qarë kokën asnjëri prej drejtorëve të ardhshëm në qoftë se vazhdohet kështu”, ka pohuar ai. Është mjaft dyshuese se si për aq vite të mos arrijnë të evitojnë problemet për një konkurs. Ish drejtori ekzekutiv i QKUK-së , Nijazi Gashi sa ishte në këtë post i ishte kundërpërgjigjur kryesindikalistit,  sipas tij ushtruesit e detyrës po kryejnë punën krejtësisht të njëjtë me drejtorët, përgjegjësia dhe puna nuk ndryshojnë aspak. “Unë nuk besoj që kanë ndikuar në performancën e tyre për arsye se pavarësisht që ata kanë një vendim si ushtrues detyre ata de facto janë drejtorë të atyre klinikave dhe në përgjithësi mund të them se në masën 90 për qind jam i kënaqur me punën e drejtorëve të cilët kanë qenë të zgjedhur”. Mirëpo nëse është e njëjtë pse atëherë një ushtrues detyre të mos jetë drejtor ? Nëpër klinika të QKUK-së ka persona që ushtrojnë punën e drejtorit për vite të tëra ndërkaq sipas Rregullores nuk guxon të zgjas më gjatë se tre muaj. Që një klinikë të bëhet me drejtor duhet të hapet konkurs kurse ushtruesi detyre zgjedhet nga drejtori që përfundon mandatin për atë post. Sipas kësaj ish drejtori mund të zgjedh këdo që ai dëshiron që të ushtrojë atë detyrë. Paga e një drejtori kalon shifrën 800 euro ndërkaq e një ushtruesi detyre është afro 600 euro. Pas hapjes së konkursit Bordi i QKUK-së, bazuar në kriteret dhe vlerësimet e komisioneve vlerësuese, ka miratuar listën me disa kandidatë të zgjedhur për drejtor të Klinikave. Sipas raportit të gazetës JNK gjatë përzgjedhjes së drejtorëve ka pasur parregullsi dhe lidhje familjare . Mediat në këtë rast luajtën një rol kyç në largimin e parregullsive dhe ka bërë që në institucionet publike të mos lejohet familjarizimi dhe nga ky raport erdhi deri tek anulimi i konkursit. Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, pohoi që kjo problematikë ka dëmtuar klinikat dhe se për shumë vite janë përballë me të. Ai bëri të ditur që shtatë klinika janë pa drejtor pasi të njëjtit janë profesor në U.P. dhe se Rektori ju ka lënë zgjedhje ose drejtor ose profesor, por ata kthyen veten drejt Universitetit duke lënë pozitën e drejtorit në ndonjërën nga klinikat. Ata lanë pozitën e drejtorit por jo edhe të doktorit, ata prapë mbajnë kontratë në dy institucione shtetërore. Konkursi për zëvendësimin e tyre pritet të hapet gjatë këtij sezoni veror. Një punëtor administrate, Haki Buçaj, po thotë se ushtruesit e detyrës po janë më të rreptë gjatë ‘mbikqyrjes’dhe nuk po ka raporte të shëndosha kolegiale. ‘‘ Po mundohen me kanë të rreptë me neve, me na tregu që me ardhjen e tyne këtu ka me pasë rend, po këta persona vet po e prishin rendin që ekzisiton këtu, s’e meritojnë të jenë as ushtrues se lëre më drejtor” përfundon Buçaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here