Shqiptarja Vjollca Hajdari e takon motrën e Barack Obamas

0

Shqiptarja Vjollca Hajdari, e cila është gazetare në Gjermani, ka takuar Auma Obaman, motrën e presidentit të Shba-së, Barack Obama. Takimi ka ndodhur në kuadër të një organizimi kundër urrejtjes dhe armiqësisë.

“Me Dr. Auma Obama, motra e kryetarit amerikan Barack Obama. Themeluesja e fondacionit “Sauti Kuu”, që në gjuhën Kisuaheli do të thotë “Zërat e fortë”, ajo qëndron me moton: “Ne ngremë zërat tanë për (bashkë)njerëzim dhe integrim e në veçanti shprehemi qartë kundër urrejtjes dhe armiqësisë ndaj të huajve”.

Me zonjën Obama folëm për situatën aktuale lidhur me NJERËZIT në ikje nga mbarë bota, rreth situatës në Kosovë e Shqipëri dhe praninë e të ikurve shqiptarë në Gjermani.

Zonja Obama me mbështetjen e shumë prominentëve gjermanë, do të ndajë me 2 nëntor çmimin “Vepro tani, shpërblimi për të rinjë”, ngjarje kjo që do të mbledhi mbi 1900 mysafirë nga mediat, sporti, kultura, politika e ekonomia.

Në saje të prezantimit të fondacionit dhe rreth parapërgatitjeve të kësaj ngjarjeje, unë isha e ftuar si gazetare dhe Zyrtare për Ballkanin.
Foto: Emilio Esbardo”, ka shkruar Hjadari.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here