Shqiptarja pushton kopertinën e revistës “Elle

0

Në fund të muajit Nëntor, BBC e cilësoi si një prej artisteve të reja që pritet të shkëlqejë në vitin 2016, duke e bërë pjesë të listës së përvitshme “Sound Of 2016”.

Tani, Dua Lipa ka pushtuar kopertinën e revistës prestigjioze amerikane “Elle”, për muajin Janar. Lajmi është bërë i ditur nga vetë artistja me origjinë shqiptare në Instagram, e cila ka postuar një foto të shkëputur nga ky numër i revistës. Ajo nuk e ka fshehur entuziazmin, duke shkruar: “Erdhi dhe dita ime. Ky është numri i “Elle” për muajin Janar dhe kjo jam unë!!” Pak ditë më parë, Lipa njoftoi turneun e saj të parë në Britani, që do të nisë në Janar të 2016 – ës, transmeton Portalb.mk. Ndërsa kënga e saj më e fundit, “Be The One” është kthyer në hit.

Dua Lipa

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here