Shqiptarja Kosovare Asllani te Manchester City

0

Futbollistja shqiptare Kosovare Asllani nga PSG ka kaluar te Manchester City. 26-vjeçarja e cila ka realizuar 80 paraqitje për përfaqësuesen e Suedisë, ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2017.

Ndjehem mirë që jam këtu”, ka thënë Asllani për faqen zyrtare të Cityt. “Jam e mahnitur me klubin dhe mënyrën se si ka krijuar ekipin”.

“PSG-ja është klub i madh dhe kam mësuar shumë prej tyre – ata po tentojnë të bëjnë diçka të ngjashme si këtu. Ky ekip ka potencial dhe ambicie. Ata duan të fitojnë titullin dhe unë dua t’u ndihmoj në këtë aspekt”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here