Shqiptarja ka goditur për vdekje me veturë italianin pasi deshi ta përdhunonte

0

E reja shqiptare që është arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane me akuzën e vrasjes së një 53-vjeçari italian, ka dëshmuar se gjithçka e ka bërë për vgetëmbrojtje, pasi viktima kishte tentuar ta përdhunonte.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Ovadas në provincën e Alesandrias, ku 24-vjeçarja Aurela Perhati, ka aksidentuar për vdekje 53-vjeçarin Massimo Garitta.

Ky i fundit njihet nga policia italiane si person narkoman që shpesh herë kërkonte lëmoshë në rrugë për të blerë drogë.

Ngjarja ka ndodhur në 31 dhjetor dhe Perhati është zbuluar nga policia italiane falë gjurmëve  të lëna në xhupin e viktimës nga marmita e automjetit tip Lancia Y e zezë në zotërim të saj.

Gjatë mbrëmjes së djeshme e pas 6 orësh marrje në pyetje 24-vjeçarja ka rrëfyer versionin e  saj të ngjarjes. Ajo ka treguar se nuk e njihte më parë Massimo Garrittan e se rreth orës 18:45 të 31 dhjetori  ka pranuar ta  shoqërojë  me makinë.

Sipas saj, bën të ditur shtypi italian,  viktima është përpjekur ta dhunojë seksualisht duke e detyruar të zbres nga automjeti në një zonë të izoluar. Ajo ka mundur të largohet e gjatë manovrës me makinë e ka aksidentuar.

“Mendova se vetëm e kam prekur me makinë e jo aksidentuar deri në vdekje”, ka deklaruar ajo. Për mediat lokale italiane avokati i saj mbrojtës është shprehur se “nuk ka qenë vrasje e qëllimshme dhe e paramenduar. Ka qenë një rast tragjik e i pafat.”

Për policinë italiane mbetet ende pikëpyetje disa momente të kësaj ngjarje e në veçanti motivi i këtij aksidenti.

Prokurori i çështjes Enrico Cieri ka deklaruar se “motivi i dhunës seksuale është për t’u marrë në konsideratë, por ende për t’u verifikuar. Viktima është gjetur me pantallona të ulura por njëkohësisht dhe 24 vjeçarja ka pranuar qëllimin e saj për të përplasur me makinë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here