Shqiptarja e vrau nënën e saj në Greqi dhe fshehu provat

0

Një histori thriller vjen nga Greqia ku një shqiptare është arrestuar ditën e sotme nga autoritetet greke pasi akuzohet për vrasjen e nënës së saj.

Ngjarja në fakt ka ndodhur në muajin nëntor të vitit të kaluar në Korfuz, mirëpo është zbuluar vetëm së fundmi.

Shqiptarja, e cila ishte në kërkim prej muajsh, u kap në Janinë teksa po shtronte në spital djalin e saj të vogël, që kishte një problem shëndetësor.

Sipas “Zougla.gr”, në muajin nëntor të vitit të shkuar, një grua e moshuar u shtrua me urgjencë në spitalin e Korfuzit.

Pas disa ditësh ajo ndërroi jetë, ndërsa vajza e saj 54-­vjeçare, së bashku me të shoqin dhe dy fëmijët u larguan për në Shqipëri duke mos e tërhequr trupin.

Kjo ngjalli dyshime te autoritetet greke, të cilat bënë një autopsi të vdekjes të së moshuarës 20 ditë më pas dhe zbuluan se ajo kishte humbur jetën pasi kishte dëmtime në kokë dhe shtyllën kurrizore.

Shqiptarja, e cila u arrestua ditën e sotme, pranoi para Policisë se kishte ushtruar dhunë ndaj nënës dhe së shpejti pritet që të dalë para gjykatës.

Gjithashtu, në kërkim është edhe i shoqi i saj, i cili ndodhet në Shqipëri. Në dëshminë e saj të parë, gruaja shqiptare pati thënë se në nëntor kishte shkuar në shtëpi dhe e kishte gjetur nënën të sëmurë pa ndjenja.

Ajo tha para policisë dhe mjekëve se kishte telefonuar të shoqin, i cili më pas e kishte dërguar në spital nënën në gjendje të rëndë. Dy ditë më pas ajo ndërroi jetë, ndërsa familja shqiptare u largua nga Korfuzi duke lënë trupin e të moshuarës pas.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here