Shqiptarja 60 vjeqare nga Kosova lindë binjakë në Austri, bëhet nëna më e vjetër e binjakëve në botë

0
Një senzacion i vërtet ka ndodhur në Austri. Të mërkurën në mesditë një nënë shqiptare e moshës 60 vjeçare në klinikën Wels – Grieskirchen ka sjell në jetë dy djem binjakë, Eldioni dhe Elmedini janë emrat e dy binjakëve për të cilët po flitet në të gjitha mediat austriake. Ata janë me shëndet të mirë ashtu siç është edhe nëna e tyre. Kështu gruaja me prejardhje nga Kosova e cila banon në Wels është bërë nëna më e vjetër e binjakëve në botë. “Secili gjinokolog e di se një femër nuk mund të mbetët shtatzënë në formë normale në moshën 60 vjeçare”, ka thënë gjinokulogu që ka përcjell gjendjen e saj, Alfred Bacherer për gazetat austriake, transmeton “albinfo.ch”. “Kjo është bërë më ndihmën e dhurimit të vezeve diku jashtë vendit (Austrisë) që më sa duket është bërë në Turqi”. Gruaja dhe burri i saj e kishin një vajzë, por ata dëshironin patjetër të paktën edhe një djalë. “ Në atë kohë çifti pat thënë se do të sjellim sërish fëmijë dhe do të jetë djalë” thotë gjinokulogu Bacherer. “Dhe kjo tani është një realitet”. Megjithatë gjinokologu ka deklaruar se shtatëzania ishte e rrezikshme jo vetëm për shkak të moshës që kishte nëna e binjakëve por edhe për shkak se ajo vuante nga Diabeti dhe Anemia. “Kjo shtatëzani nuk ishte aq e lehtë as për ne”.
albinfo.ch

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here