Shqiptarin e vrau belgu, maqedonasi me sharrë i preu kokën e këmbët

0

Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga gjetja e trupit pa kokë e këmbë të studentit shqiptar në Belgjikë, autoritetet policore arrestuan dje edhe një tjetër person të dyshuar për vrasjen e tij, raporton Shqip. Kështu, në pranga ra maqedonasi Denis N., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas arrestimit të Vincent DB. Të dy akuzohen se më 7 qershor, kanë masakruar 22-vjeçarin Xhuliano Brahimllari, me origjinë nga Dukasi i Fierit dhe banues prej vitesh në Bruksel dhe më pas i kanë copëtuar trupin. Disa media belge raportonin dje se Denis N. ishte larguar menjëherë nga Brukseli, pas kryerjes së vrasjes dhe strehohej në Maqedoni. Por në këto raportime nuk specifikohet etnia e këtij shtetasi, nëse është maqedonas apo shqiptar. Trupi i pajetë i studentit të vitit të parë për Juridik dhe Kriminologji, me banim në Bruksel, u gjet më 9 qershor në Wemmel, nga disa punëtorë. Më parë, prokuroria kishte në pranga një tjetër të dyshuar, 30-vjeçarin Vincent DB, më 30 qershor. Hetimi, deri më tani ka treguar se Xhuliano Brahimllari, Vincent DB dhe Denis N., kanë qenë të përfshirë në një trafik kanabisi jashtë Belgjikës, por ende nuk është i qartë nëse është ai motivi i vrasjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here