Shqiptari vdes në malet e Italisë derisa po prente dru

0

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Itali, ku një shqiptar 44-vjeçar ka humbur jetën në punë.

Ai ishte punëtor i një ndërmarrjeje pyjore dhe sipas asaj që raportojnë mediat vendase, ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në pyjet e Pescolancianos.

Raportohet se shqiptari ishte duke prerë një dru, por rrethanat se si humbi jetën nuk janë plotësisht të qarta.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 12:30, ndërsa për ngjarjen u lajmëruan edhe Trupat Kombëtarë të Shpëtimit, ndonëse ndërhyrja e tyre ishte e vështirë për shkak të terrenit.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here