Shqiptari, subjekt i fotografisë së javës në “Reuters”

0

Ky shqiptar i Kosovës është bërë subjekt i njërës nga “fotografitë e javës” të Agjensisë “Reuters”. Në legjendë shpjegohet se fotografia është bërë nga fotografi Laszlo Balog afër fshatit Asotthalom në Hungari më 6 shkurt 2015. Më tej aty thuhet se vetëm për një muaj të këtij viti në Hungari kanë kërkuar azil rreth 10 mijë qytetarë të Kosovës që futen në Hungari përmes Serbisë. Ky eksod sipas “Reuters” po përkon me trazirat politike dhe traziart në rrugë në Kosovë, të nxitura nga varfëria, shkalla e lartë e papunësisë dhe korrupsioni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here