Shqiptari rrah nënën, serbi gruan

0

PRISHTINË, 8 SHKURT – Në Malishevë është arrestuar një qytetar shqiptar për shkak se pas një mosmarrëveshje me prindërit e ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Zyra e Informacionit e Policisë së Kosovës nga Prishtina ka bërë me dije sot se prokurori ka vendosur që sulmuesin ta lë në burg. Në Zveqan ndërkaq një qytetar serb ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, poashtu serbe. Personi problematik është arrestuar dhe pasi i është bërë testi ka rezultuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit. Kjo rrethanë nuk ka ndikuar në vendimin lehtësues të prokurorit, i cili ka vendosur ta qojë atë në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here