Shqiptari që vrau gruan greke, paraqitet i gjakosur në gjykatë

0

Një ditë pas arrestimit, shqiptari që vrau gruan e tij greke me thikë, Klodi Lesi, është paraqitur në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.

Me një xhup te hedhur mbi kokë, ndoshta për të fshehur hematomat që kishte në fytyrë, Klodi shoqërohej nga disa policë. Mbulimi i fytyrës të bën të dyshosh që mbi të mund të jetë ushtruar dhunë gjatë kohës që ka qëndruar në qeli. Në njërën nga fotot duket qartë që Klodi Lesi ka disa njolla gjaku në afërsi të syrit.

Policia greke mundi ta kapte shqiptarin dje, pas 18 ditësh në arrati. Klodi fshihej “nën hundën” e autoriteteve, shumë pranë fshatit Ormylia në Halkidiki ku kreu vrasjen. Ai u gjet në një kasolle së bashku me djalin e vogël që gëzon shëndet të plotë.

E gjithë policia ishte mobilizuar për të zbuluar vendndodhjen e saktë të Klodit, por atë e zbuloi një 75-vjeçar, i cili telefonoi policinë me pretendimin se e kishte parë djalin e vogël të endej vetëm një kilometër larg fshatit. Në Greqi janë ngritur akuza të shumta ndaj policisë për faktin se, për 18 ditë me radhë nuk mundi ta kapte të arratisurin, edhe pse ai ndodhej vetëm një kilometër larg vendit të krimit. Gjatë marrjes në pyetje në polici, Klodi shfaqi shenja pendese për vrasjen e gruas së tij, duke e qëlluar 7 herë me thikë. “Kam bërë gabimin më të madh të jetës sime. Nuk ka më jetë për mua. Shkatërrova edhe fëmijët e mi”, është shprehur ai. Më tej, Klodi ka deklaruar se ka dashur të kalojë kufirin shqiptar, por e kishte të pamundur për shkak të postblloqeve të shumta. Pas marrjes në pyetje, Klodi u dërgua në qeli, ku ndodhet nën mbikëqyrje, pasi mund të kryejë vetëvrasje. Vjehrri i Klodit Heralambos Mavromatis ka treguar se kur e takoi nipin e tij, ky i fundit ishte i paushqyer dhe mjaft i dobët. “Ai nisi të qante sapo më pa mua. Por pushoi kur pa të vëllanë”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here