Shqiptari që refuzon letrat e shtetësisë gjermane

0

Ekrem Rrahmani është shqiptari i parë që ka vendosur t’i refuzojë letrat e shtetësisë gjermane, duke ia transmetuar drejtpërdrejt këtë, kancelares gjermane, Angela Merkel.

Burri shqiptar nga Kosova që shikoni në foto, merret me kultivim e mjedrës. Ai thotë se synimet i ka të qarta në këtë kulturë bujqësore.

Varfëria e tejskajshme, papunësia dhe mosperspektiva për të ardhmen ishin faktorët kryesor që shtynë Ekrem Rrahmanin që së bashku me gruan dhe dy fëmijët të ikin nga Kosova.

27 vjeçari, i cili vjen nga fshati Teneshdollë, Komuna e Prishtinës, këtë rrugë e kishte marrë gjatë vitit 2013.

Ai kishte emigruar në shtetin austriak, ku kishte qëndruar disa muaj për tu kthyer në Hungari ku kishte qëndruar për gjashtë muaj.

Trajtimi çnjerëzor në kampet e këtij shteti kishte bërë që me ndihmën e organizatës internacionale për migrim IOM të kthehet në mënyrë vullnetare në Kosovë.

Rrahmani së bashku me gruan dhe dy fëmijët, ishte kthyer edhe më i zhgënjyer, edhe pse krejt shpresën e kishte mbështetur te emigrimi. Por, ai mblodhi forcat dhe nuk u dorëzua përball sfidave që ia solli jeta.

Pasi në posedim kishte tokë prej 90 arësh, kishte vendosur të fillojë punimin e saj. Në mars të vitit 2014 me ndihmën e USAID-it kishte filluar të merret me kultivimin e mjedrës në Kosovë.

Ai tashmë ka siguruar bukë për familjen e tij dhe është i kënaqur me punën që bën. “Me shitjen e mjedrës që vjelë nga 80 arë të mbjella kam qarkulluar gjatë këtij vitit rreth 22 mijë euro”, thotë ai. Ndaj dhe ka vendosur t’i thotë jo, procedurës së miratuar të ligjërimit të qëndrimit në Gjermani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here