Shqiptari që kthehet nga Australia pas 50 vitesh në Kosovë VIDEO

0

73-vjeçari Ramadan Krasniqi nga fshati Studençan i Komunës së Suharekës që jeton në Australi më shumë se gjysmë shekulli, sot pas 53 vitesh, ka shkelur përsëri në Kosovë. Nga Australia, në Vjenë e nga Vjena në Prishtinë rreth orës 12:10 u takua përsëri me më të dashurit e tij.

Me flamuj në duar e me sy të përlotur familjarët e tij kishin dalë për ta pritur në Aeroportin “Adem Jashari”. Ndonëse nuk e kishin parë tash e 53 vite e dikush nuk e kishte takuar hiç e nuk e dinte as siç dukej në sytë e tyre të përlotur vërehej malli dhe minutë pas minute e shikonin tabelën e mbërritjeve.

U largua nga Kosova në vitin 26 prill 1962 kur ishte vetëm 19 vjeçar sepse nuk dëshiroi të përfundonte shërbimin ushtarak në kuadër të ish-Jugosllavisë sepse nuk dinte asnjë fjalë serbisht. Historia e tij fillon kur largohet nga Studençani dhe merr rrugën për në Itali më pas në Gjermani e në fund përfundon në Australi.

“Arsyeja kryesore pse unë u largova nga familja ime kur mu m’lan në Suharekë për ushtar në Komisie… dhe unë thashë Ramadan Kransiqi nuk shkon dy vjet për ushtar pa e ditur asnjë fjalë në gjuhën sallave. Ika me 26 prill dhe e lashë fshatin e lashë Kosovën”

Ramadan Krasniqi edhe pse thinjur flet shumë mirë gjuhën shqipe. Ndonëse veprimtaria e tij ishte larg tokës së lindjes, në një vend ku gjuha shqipe flitet fare pak ai e flet shumë bukur. E këtë nuk e kishte harruar me librat e letrat që ia dërgonin nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. E kujton çdo moment çdo detaj që kishte ndodhur për 53 vite.

Ai në vitin 1979 provon të marrë rrugën për në Kosovë për ti parë njerëzite tij dhe për tu martuar duke aplikuar për vizë në konsulatën e Jugosllavisë në Australi. Por aty bëhet një gabim duke ngatërruar Kosovën dhe Shqipëri dhe këtij i refuzohet viza.

Gjatë luftës në Kosovë ky tenton që të vie në Kosovë por për shkak të moshës i thanë që të mos niset. Por një ëndërr e kishte gjithmonë, që Kosova të jetë e lirë dhe të valojë flamuri kombëtar.

“Unë jam krenar që në kohën time ky flamur nuk u përdorë.. erdhën ato ditë por me sakrifica të mëdha dhe do ti kujtojmë. Si e kujtojmë Krujën e Skënderbeut e kujtojmë edhe Prekazin e Drenicës” , tha ai me sy të përlotur

Edhe familjarët e tij , Ilmi Berisha dhe Irfan Krasniqi, thanë se nuk ka gëzim më të madh sesa ardhja e tij pas 53 viteve.

Ramadan Krasniqi sot është i martuar me një grua nga Korça dhe ka dy fëmijë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here