Shqiptari që këshilloi presidentin e Paraguajit: “Zyrtarët shtetërorë të Kosovës duket se nuk hapin kurrë e-mailat ”

0

Shqiptari nga Berati, Peter Tase, i cili kishte qenë Këshilltar i presidentit të Paraguajit, Federiko Franko, ka treguar që zyrtarët e institucioneve të Kosovës nuk po i hapnin asnjëherë e-mail adresat në internet.

Në një intervistë për portalin Online me gazetarin Uran Krasniqi ai ka thënë se në vitin 2014 u kishte shkruar të paktën dhjetë herë zyrtarëve të Presidencës së Republikës së Kosovës, duke u kërkuar një takim me një një delegacion të një niveli të lartë që do të vinte për vizitë zyrtare në Europën Juglindore nga Paraguaj- shtet që nuk e ka njohur Pavarërsinë e Kosovës – ku bënin pjesë Prof. Dr. Viktor Britez Chamorro, Rolando Segovia Paez dhe Dr. Blas Oddone, por ata nuk ishin përgjigjur dhe se delegacioni nuk kishte si ta vizitojë edhe Kosovën.

Tase ka thënë se qeveritarët e Kosovës vazhdojnë te kenë cilësi të dobëta lidershipi dhe një mungesë të thellë vendimarrje. “Është për të ardhur keq që edhe ata diplomat që kanë shpenzuar vite të tëra jashtë vendit, sapo kthehen në Prishtinë harrojnë se si funksion administrata publike në perëndim dhe ingranohen serisht në ate vorbull inefiçence dhe shumë burokratike të administratës publike që i karakterizon hapësirat shqip folëse”, është shprehur ai.  “Do duhen të paktën 5 dekada në mënyrë qe të bëhet e mundur një komunikim i rregullt midis e-maileve çka është mënyra më e mirë për të rritur reputacionin e Kosovës nëpër botë dhe ky variant është më i mirë se sa udhëtimet e shtrenjta, shpeshta, qe ndërmarrin qeveritarët e Kosovës nëpër botë dhe në fund nuk janë në gjëndje të bëjnë një bilanç të vizitave të tyre zyrtare jashtë vendit, pjesa më e madhe e të cilave është thjesht turizëm”.

Tase ishte bartur për të jetuar në SHBA bashkë me familjen e tij në fillim të dekadës së kaluar. Ai atje ka studiuar për Shkenca Politike.  Në vitin 2010, Tase ka botuar në SHBA Fjalorin e parë Simultan me Pesë Gjuhë në Botë, i cili përfshin gjuhët:Shqip Guaranisht, Italisht, Anglisht dhe Spanjisht. Ai ka përkthyer disa autorë shqiptarë letrarë në gjuhën angleze dhe atë spanjolle.

Kush është Peter Tase?

U linda në qytetin e Beratit, Shqipëria e mesme, me 30 tetor 1982.  Në këtë qytet 2500 vjeçar kreva shkollën fillore dhe pjesërisht shkollën e mesme. Në vitin 2000 prindërit e mi patën mundësinë të pranoheshin në programin e lotarisë organizuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe pasi ju nënshtruam një sërë intervistave në ambasadë dhe plotësimit të dokumentave të nevojshme, u bëmë pjesë e komunitetit të shqiptarëve në Amerikë të cilët kishin ardhur në tokën e bekuar pas viteve 1990 falë zemërgjerësisë së shtetit amerikan dhe si rrjedhojë e kësaj politike vizionare shumë familje shqiptaro-amerikane janë integruar plotësisht dhe një pjesë e konsiderueshme kanë aktivitete të suksesshme private.  Sapo u vendosëm në qytetin e Whitefish Bay, në periferi të Milwaukee-t, fillova vitin e katërt të shkollës së mesme në Whitefish Bay High School dhe një vit më vonë (2001) fillova studimet universitare në Universitetin e Wisconsin-Milwaukee.  Përfundova studimet universitare në dhjetor 2006.  Gjatë këtij viti mbarova studimet edhe në Qendrën e Studimeve Qeveritare Les Aspin, të Marquette University, në Washington, D.C.  Gjatë qendrimit tim prej gjashtë muajsh në kryeqytetin Amerikan, duke qenë si këshilltar i Kongresmenit ,Richard Pombo, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, pata mundësinë të organizoj tre takime të veçanta midis Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë Besnik Mustafaj dhe tre anëtarëve të Kongresit të SHBA: Rep. Earl Pomeroy, Dana Rohrabacher dhe Tom Lantos.  Në këto tre takime tema kryesore e bisedës ishte anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe mbështetja e Washingtonit për pavarësinë e Kosovës.  Në mars 2006, në bashkëpunim të ngushtë me kolegët e ambasadës së Shqipërisë në Washington, munda të organizoj një takim zyrtar tet-a-tet midis Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli dhe Presidentit të Dhomës së Përfaqësuesve, Rep. Dennis Hastert.  Ky ishte një moment historik për Tiranën zyrtare  sepse Znj. Topalli, deri në ditet tona është e vetmja kryeparlamentare e Shqipërisë Demokratike që të ketë patur mundësinë të bisedoj për më shumë se 40 minuta në takim zyrtar me numrin tre të administratës amerikane. Në këto momente m’u shfaq edhe dëshira të kontribuoj dhe zgjeroj më tej njohuritë për politikën e jashtme të SHBA dhe marëdheniet ndërkombëtare në tërësi.

Si vendosët që të shkoni për të jetuar në Amerikë?

Shpërngulja në SHBA, është sigurisht vendimi më i mirë që unë dhe prindërit kemi marrë ndonjë herë gjatë gjithë jetës tonë.  Të jetosh endrrën amerikane është vërtetë një ndjesi e veçantë veçanërisht për mundësitë që ne, brezi i ri, kemi ne ketë vend të mbrekullueshëm për të ecur përpara, ku ç´do gjë mund të arrihet me punë, vullnet dhe këmbëngulje. Amerika është një vend i veçantë që pret me krahë të hapur miliona emigrant dhe turista çdo vit.  Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se pa mbështetjen e Washingtonit, pavarësia e Republikës së Kosovës nuk do të ishte realitet sot.

Cili është kontributi i juaj  për gjuhët?

Në fakt gjuhët e huaja kanë qenë gjithmonë bashkëudhëtare gjatë gjithë jetës sime. Që në moshë të vogël kamë filluar të studjoj gjuhën italiane, ndërsa në shkollën fillore mësoja të lexoja gjuhën Shqipe.  Në moshën shtatëvjeçare fillova gjuhën angleze dhe kur isha 14 vjeç në mënyrë autodidakte më lindi dëshira të studjoj gjuhën spanjolle.  Dhe në moshën 24 vjeçare fillova të studjoj gjuhën Guarani, gjuha – autoktone- e dytë zyrtare në Paraguay. Këto njohuri linguistike u kurorëzuan me sukses në vitin 2010 kur unë botova në SHBA Fjalorin e parë Simultan me Pesë Gjuhë në Botë, i cili përfshin gjuhët:Shqip Guaranisht, Italisht, Anglisht dhe Spanjisht. Ky fjalor zgjati më shumë se tre vjet dhe përmban më shumë se 3200 fjalë të përdorimit të perditshëm, është promovuar në Paraguay para pesë vjetësh, një reçencë për fjalorin e ka shkruar edhe ish presidenti i Paraguajit Luis Angel Gonzalez Macchi.

Çfarë të shtyri që ta bëni fjalorin e parë simultan?

Në të vërtetë pasioni që kamë për gjuhët e huaja dhe dëshira për të lidhur kulturat e ndryshme nëpërmjet komunikimit gjuhësor si dhe zhvillimet e fundit të cilat e bëjnë botën gjithmonë e më shumë globalë, janë disa nga arsyet pse ndërmora këtë projekt unik dhe të vështire, i cili është vlerësuar nga shumë kolegë ndërkombëtar, përfshi këtu edhe Prof. Dr. Martha Minow, dekane e shkollës së drejtësisë në Harvard University.

Si ndodhi që të punoni në Presidencën e Paraguajit?

Në fillim të vitit 2007 u pranova nga U.S. Peace Corps, Korpusi i Paqjës së SHBA dhe në shkurt udhëtova drejt Paraguajit për të shërbyer si vullnetar i Korpusit të Paqes deri në Qershor të vitit 2009. Kam punuar në një fshat të largët që ndodhej 460 km në jug të Asuncionit dhe që më duhej të paktën një ditë e gjysëm për të udhëtuar nga Teniente Sanchez në Asuncion.  Eksperienca ishte absolutisht fantastike, kryesisht u mora me implementimin e projekteve të ndryshme në sektorin e shëndetit publik dhe arsimim në shkollën fillore dhe të mesme.  Ne Teniente Sanchez unë kisha një celular i cili nuk më punonte megjithëse e lidhja me një antenë të madhe të ngritur në maje të një shtylle bambuje, si rrjedhojë me duhej të komunikoja me botën jashtë ashtu si gjithe fshati me një radio marrëse te cilën e perdorte edhe policía lokale.  Fatmirësisht këtë radio e kishte drejtori i shkollës fillore ne shtepinë e të cilit unë kisha marrë një dhomë me qera.  Perpos kushteve të vështira, çdo ditë nënë presionin e varfërisë ekstreme në Teniente, vendosa të përfundoj me sukses shërbimin si vullnetar dhe të kthehem sërish në SHBA me krenari sepse isha i pari amerikan i lindur në Shqipëri që mundi të shërbej si vullnetar në Paraguaj, atje ku munda të ndihmoj shumë njerëz të varfër. Përpara se të nisesha për në SHBA, në vitin 2009, kamë patur një takim shumë miqësor me Zv. Presidentin e Paraguajit Dr. Federiko Franko Gomez, i cili më ftoj të shërbej si këshilltar i jashtëm për çeshtjet ndërkombëtare.  Nga ky moment deri në Gusht 2013 kamë shërbyer si këshilltar ad-honorem i Dr. Franko’s. Koha më interesante ka qenë gjatë vitit 2012-2013 kur Paraguay u perjashtua nga blloku rajonal tregtar MERCOSUR, u izolua nga të gjitha vëndet fqinje në Amerikën e Jugut kryesuar nga Brazili, Venezuela, Ekuadori, Kili, Peru dhe Argjentina, përfshi këtu edhe disa vënde të Amerikës Qendrore si Nikaragua dhe Honduras.  Përjashtimi i Paraguajit nga MERCOSUR ndodhi si rezultant i gjyqit politik që u ndërmor në Qershor 2012 nga Kongresi Kombëtar i Paraguajit kundër presidentit të Paraguajit Fernando Lugo Mendez, ky i fundit kishte abuzuar tre herë në rolin e tij si president dhe menjëherë u zëvendësua nga Dr. Federiko Franko i cili deri në atë moment ishte Zv. President i Paraguajit.

A jeni përfshirë në ndonjë mënyrë në lobim për njohjen e pavarësisë së Kosovës?

Po, sigurisht i dashur Uran, në vitin 2014 i kam shkruajtur të paktën dhjet herë presidencës së Republikës së Kosovës, praktikisht u kam shkruar të gjithë këshilltarëve të Presidentes Jahjaga duke kërkuar një takim midis kësaj të fundit dhe një delegacioni të një niveli të lartë që do të vinte për vizitë zyrtare në Europën Juglindore nga Paraguay, ku bënin pjesë Prof. Dr. Viktor Britez Chamorro, Rolando Segovia Paez dhe Dr. Blas Oddone.  I kam nisur disa herë mesazhe në e-mail keshilltarëve të Presidentes Jahjaga përfshi këtu Arbër Vllahiu, Adrian Prenkaj (ish diplomat i larte ne Ambasadën e Kosovës në Washington, D.C.), mesa duket shume prej ketyre këshilltarëve nuk e hapin kurrë faqjen e tyre të e-mailit.  Pas shume perpjekjesh u lodha dhe m’u desh të mos e përfshija Prishtinën në ketë tur që patëm në dhjetor 2014, me disa eksponent të rëndësishëm të qeverisë se Paraguajit.   Qeveritarët e Kosovës vazhdojnë te kenë cilësi të dobeta lidershipi dhe një mungesë të thellë vendimarrje, është për të ardhur keq që edhe ata diplomat që kanë shpenzuar vite të tëra jashtë vendit, sapo kthehen në Prishtinë harrojnë se si funksion administrata publike në perëndim dhe ingranohen serisht në ate vorbull inefiçence dhe shumë burokratike të administratës publike që i karakterizon hapësirat shqip folëse.  Do duhen të paktën 5 dekada në mënyrë qe të bëhet e mundur një komunikim i rregullt midis e-maileve çka është mënyra më e mirë për të rritur reputacionin e Kosovës nëpër botë dhe ky variant është më i mirë se sa udhëtimet e shtrenjta, shpeshta, qe ndërmarrin qeveritarët e Kosovës nëpër botë dhe në fund nuk janë në gjëndje të bëjnë një bilanç të vizitave të tyre zyrtare jashtë vendit, pjesa më e madhe e të cilave është thjesht turizëm.

Sa poetë e shkrimtarë shqiptarë keni përkthyer deri tash në gjuhët e huaja?

Deri tani kamë përkthyer dhe botuar ne SHBA, dy vëllime me poezi të shkrimtarit Ndue Ukaj në gjuhën Angleze dhe një vellim më poezi në gjuhën Spanjolle.  Gjithashtu kamë përkthyer në gjuhën angleze vëllimet me poezi të shkrimtareve Kosovar: Faik Xh. Krasniqi, Engjell I. Berisha, Violeta Allmuça, Remzi Basha, Anton Gojçaj, Jeton Kelmendin e kame perkthyer ne Spanjisht dhe Anglisht, Bilall Maliqi, Lek Pervizi, Muharrem Kurti.  Aktualisht jamë duke punuar me vëllimet e dy shkrimtarëve shqiptar dhe shpresoj ti botoj këto vepra gjatë këtij viti në SHBA.

Cilat janë planet e tua për të ardhmen?

Në të ardhmen dua të vazhdoj të përkthej vëllimet me poezi dhe prozë të disa shkrimtarëve kosovarë dhe Shqiptar si Engjell I. Berisha, Ramiz Kuqi, Anton Gojcaj, Petraq Risto, Jeton Kelmendi, Muharrem Kurti, Agron Shele, Naim Kelmendi, Ndue Ukaj dhe shumë të tjerë që prezantojnë denjësisht letërsinë dhe kulturën Shqiptare nëpër botë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here