Shqiptari që i bëri të gjithë amerikanët ta urrejnë

0

Është cilësuar si një lloj ‘Ujku i Wall Street’, biznesmeni i ri shqiptar, Martin Shkreli i cili është kthyer në njeriun më të urryer në SHBA.

Shqiptaro-amerikani, sipërmarrës i suksesshëm, themelues i kompanisë farmaceutike ‘Turing Pharmaceuticals’, muajin e shkuar bleu për 55 mln dollarë të drejtën e prodhimit dhe shitjes së ilaçit Daraprim, që përdoret në kurimin e sëmundjeve të rënda si kanceri dhe AIDS edhe tek fëmijët.

Pastaj e ndryshoi çmimin për secilën nga barnat nga 13, 50 $ në 750 $, ose 5500 për qind më tepër. Ky vendimi papritur ka sjellë reagime të shumta jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në mesin e mjekëve e deri, tek ish-sekretares amerikane e shtetit, Hillary Clinton, cila e ka cilësuar të papranueshëm këtë vendim që mund t’u kushtojë jetën mijëra njerëzve.

Por Shkreli, përmes deklaratave në televizione të ndryshme ka mbrojtur veprimin e tij, duke argumentuar se ‘Turing Pharmaceuticals duhet të nxjerrë fitimin e vet nga ky medikament’, ndërsa ka shtuar se fitimet që do të përfitohen nga kjo lëvizje, do të investohen për të shpikur një ilaç tjetër me efikasitet më të lartë për të luftuar AIDS apo kancerin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here