Shqiptari, pjesë e shpëtimit të një 14 vjeçari në Austri

0

Muharrem Behrami nga Podujeva, i cili punon dhe vepron në Linz të Austrisë, është bërë hero në këtë shtet. Krejt kjo, pasi që Behrami ka intervenuar për të shpëtuar një 14-vjeçar i cili kishte mbetur i mbyllur në një oxhak.

Muharrem Behrami së bashku me zjarrfikësit dhe Policinë austriake, kanë shpëtuar 14-vjeçarin që kishte mbetur i ngujuar në një oxhak.

Ishte kosovari ai i cili e ka dëgjuar ulërimat e 14-vjecarit i cili kërkonte ndihmë, më pastaj ka njoftuar forcat e rendit për intervenim.

Ky rast ka marrë vëmendje në mediat austriake, e që një faqe e ka zënë edhe te gazeta “Land Leute”.

“Një nga banorët e lagjes, shoferi i kamionit, Muharrem Behrami, dëgjoi thirrjet për ndihmë nga 14-vjeçari në 1:30 të mëngjesit. Kosovari menjëherë lajmëroi policinë. Dy zyrtarë kontrolluan të gjitha apartamentet, por fillimisht nuk gjetën asgjë. U deshën gati dy orë që britmat të më në fund të lokalizoheshin”, ka shkruar gazeta austriake, transmeton faqja “Podujeva Vendlindja Ime”.

“Kur ishte e qartë se në cilën situatë ishte djali, departamenti i zjarrfikësve u alarmua në orën 3:30. Shpëtimi i fëmiut nuk ishte aq i lehtë. Nëpërmjet një ngushtice, forcat e punës mund të preknin krahët e Bibenit të dëshpëruar. Ai po merrte frymë, por i mbërthyer në oxhaqet e ngushta dhe plotësisht i pafuqishëm”, ka shkruar gazeta.

Pas intervenimit, 14-vjeçari u largua nga vrima që gati sa e kishte mbytur.

“Në orën 4:30, fëmiu u lirua më në fund nga oxhaku. Ai ishte plotësisht i lodhur dhe i çrregullt. Pas ndihmës së tij të parë nga ambulanca, ekipet mjekësore e çuan në spital”, thuhet tutje në artikullin e gazetës austriake.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here