Shqiptari përzgjedhë të vjedhë në banesën e një polici italian, por hetohet, i “fiton” prangat

0

Një shqiptar 31 vjeç është arrestuar në tentativë të vjedhjes së banesës së policit italian. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 3 janarit 2019, në Via Sarripoli dhe Brocchi, zonë e Pistoias.

Shqiptari ishte përpjekur të hyjë në shtëpinë e një oficeri të policisë kur ky i fundit e pa atë në tarracën e tij. Shqiptari, në atë moment, u zbulua  dhe u hodh nga tarraca dhe u arratis. Polici, së bashku me një të fqinj, shkuan në ndjekje të hajdutit, por në një moment ata e humbën nga sytë. Pronari i banesës njoftoi kolegët e tij dhe në saj të përshkrimit, agjentët arritën që ta identifikonin dhe arrestonin në kohë të arratisurin.

Fillimisht ata identifikuan makinën e 31-vjeçarit, brenda së cilës gjetën edhe një kuti me bizhuteri. Pas kësaj, shqiptari u arrestua për vjedhje të mbetur në tentativë dhe tashmë ai ndodhet në arrest shtëpie, me një byzylyk elektronik në këmbë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here