Shqiptari nga Kosova profesor i Shkencave politike në Paris

0

Shqiptari nga Kosova, Nezir Kraki, ka arritur të bëhet profesor i Shkencave Politike në një prej universiteteve më serioz të Parisit. Ai e ka ndarë këtë lajm me miqtë e tij në Facebook.

“Miq,

Dua ta ndaj me ju këtë lajm.

Në prag të përfundimit të doktoratës në Universitetin Paris Est, departamenti i shkencave politike ne kete universitet me ka përzgjedhur të jem ligjerues / i ngarkuar me mesimdhenje (Chargé d’enseignement) dhe bartës i lendës ‘Politikat e BE-së’ për vitin e tretë të nivelit Bachelor – Shkenca politike, në drejtimin selektiv: ‘Politika në nivel nderkombëtar’. Natyrisht, pa asnjë hezitim dhe me shume qejf do t’i perkushtohem edhe kesaj përgjëgjësie të re, duke ia kushtuar disa ore ne jave. Kete semester kete do ta bej pa i ndërprerë angazhimet aktuale qe i kam.

Dua gjithashtu te permend se ky angazhim i ri eshte i veçant per disa arsye, por ja kryesorja: eshte nder i madh per mua, dhe gati syrrealiste me duket, kur ish profesoret e mi ketu ne Paris ma njohin mundin dhe punën dhe me pranojne ne gjirin e tyre si koleg dhe si i njejt me ta, ne njerin nga universitetet publike me aktive dhe me te medha ne Paris me rrethine. Madje, drejtori i nivelit Bachelor me ka lutur qe lenden ‘Politikat e BE-se’ ta krijoj nga zero me 100% liri intelektuale dhe akademike. Kjo do ma mundesoje qe ne program ta fus edhe rajonin prej nga vij, kur ta trajtoj zgjerimin e BE-se dhe (pa)aftesite e Brukselit ne ‘evropianizimin’ e Evropes tjeter – Ballkanit :))

Nejse…Kjo eshte edhe deshmi se mund te jesh shqiptar nga Kosova, te rritesh nen represion shtetror, te mesosh ne Oda, ta perjetosh luftën, te behesh refugjat i paatdhe, te shkolllohesh pa burse n’Prishtine e n’Paris, dhe n’fund te njihesh ne vendin e duhur nga njerzit e duhur ne momentin e duhur.
Me besoni, kur njihem dhe nderohem une ketu, ndjej sikur njiheni dhe nderoheni edhe ju atje, edhe Kosova.

Kjo ma shumfishon forcën e këmbënguljes në qëllim!

Ju dua me shendet,
N. Kraki”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here