Shqiptari në burgun grek u vra nga një shqiptar, me 17 goditje me thikë

0

Vrasja e shqiptarit Albert Bako në burgun e famshëm të Athinës, “Koridhalos”, duket se po shkon drejt zbardhjes nga policia helene, pasi janë identifikuar dy personat që i morën jetën 36-vjeçarit.

“Kathimerini” raporton se vrasja e Bakos ka për protagonist një 33 vjeçar shqiptar dhe një shtetas grek, 24 vjeç, të cilët përdorën armë brenda burgut.

Më tej media greke sqaron se “Bako u transferua nga burgu i Domokos në Greqinë qendrore për në burgun Koridhalos , ku do të zhvillohej procesi gjyqësor për vrasjen e avokatit Michalis Zafeiropoulos në Athinë në tetor 2017”.

Duket se ka qenë atentati ndaj avokatit, që ka ndezur një konflikt brenda burgut mes Bakos dhe bashkëkombësit të tij 33-vjeçar, që e shty këtë të fundit ta ekzekutojë 36-vjeçarin përpara se ai të rrëfehej në procesin gjyqësor që do të niste nesër.

33-vjeçari shqiptar që dyshohet se vrau Bakon, kishte thënë të hënën në gjykatë se ai nuk ishte i implikuar në vrasjen e avokatit Zafeiropoulos.

Ndërkohë të tjera detaje kanë dalë nga mediat greke lidhur me mënyrën e ekzekutimit të Albert Bakos. Sipas “Zougla.gr”, 36-vjeçari “është qëlluar 17 herë me thikë në qafë dhe trup”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here