Shqiptari katolik që i pastron vullnetarisht dritaret e xhamisë për Bajram

0

Mikel Quni nga Klina është shembulli më mirë i tolerancës ndërfetare në Kosovë.

Ai për çdo festë të Bajramit, i pastron vullnetarisht xhamat e xhamisë ndonëse është i besimit katolik.

Këtë e ka bërë të ditur myezini i xhamisë se këtij qyteti, Arianit Bojaj, raporton Magazina.al.

“Personi që po shihni në këtë foto, është Mikel Quni nga Klina dhe është pjesëtarë i fesë katolike i cili pothuaj për çdo festë të Bajramit vjen vullnetarisht dhe i pastron xhamat e xhamisë së qytetit. Ky është shembull i bashkëpunimit dhe miqësisë ndërfetare në qytetin tonë tonë”, ka shkruar Bojaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here