Shqiptari, kandidat për deputet të Zvicrrës po qëndron në Kosovë në përgatitje për zgjedhjet e tetorit

0

Kandidati për deputet të Parlamentit të Zvicrrës nga radhët e CVP, shqiptari Ilir Shala po qëndron në Kosovë.

Ai është pritur sot nga Don Viktor Sopi – Drejtor Gjeneral në “Caritas Kosova”.

“Don Viktor Sopi e njoftoj Z. Shala me punën, angazhimin dhe misionin e Caritasit në Kosovë si dhe me bashkëpunimin që Caritas Kosova ka me partnerët vendorë dhe ndërkombëtar, e në menyrë te veçant edhe me bashkëpunimin me Caritasin Zviceran!”, ka bërë me dije “Caritas Kosova”.

“Z. Shala falenderoj Caritas Kosoven per pritjen e organizuar si dhe u zotua se do të jetë gjithmon dhe gjithkund në përkrahje të vlerave humane dhe misionit Caritas edhe në Parlamentin Zviceran”, është vequar në njoftim.

“Poashtu Z, Shala njoftoj se është në Kosovë në kuadër të vizitës dy ditore që po ju bënë institucioneve kosovare në kuadër të pregatitjeve për zgjedhjet nacionale që do të organizohen në tetor të këtij viti në Zvicër”, ka dhënë detaje rreth qëllimit të vizitës së Shalës në Kosovë, “Caritas Kosova”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here