Shqiptari i Ukrainës, Aleksandër Lehov, ftohet nga bashkëkombasit që ta vizitojë atdheun

0

Qytetari i Kosovës, Avni Ukshini, ka shprehur dëshirën që shqiptarit të Ukrainës, Aleksandër Lehov, t’ia bëjë të mundur që të vizitojë trojet shqiptare.

“Aleksandër Lehovi! (Ideali) Vëlla i dashur, nëse ke deshirë për ta vizituar kombin tuaj shqiptarë në Kosovë dhe në Shqipëri, unë me ndihmen e miqëve të mi, mund ta garantoj një vizë turistike plus edhe shpenzimet ti mbulojm nee. Respekt

——————————
Олександр Lehovi! (Ідеал)

Дорогий друже, якщо ви хочете, щоб відвідати ваш народ албанців у Косово та Албанії, я можу гарантувати туристичну візу плюс вартість вас від мене. Повага”, ka shkruar Ukshini.

Edhe Aleksandri i ka kthyer atij një përgjigje pozitive. “Unë me të vërtetë duan të vizitojnë atdheun e të parëve të mi!!!!!! vjen keq për gabimet,ne shqiptarët këtu pak,por ne do të mbajë gjuhën tonë,Gjaku nuk është ujë,Unë jam i kënaqur që ne jemi një popull i fortë miqësore! falemnderit shumë shumë!!!”, ka shkruar Aleksandri.

Aleksandri është një nga shqiptarët e Ukrainës. Ai iu bë i gjallë dy here bashkëkombasve të tij përmes rrjeteve sociale, njëherë me rastin e Vitit të Ri përmes një video dhe tash me rastin e Pashkëve përmes disa fotografive.

Shqiptarët e Ukrainës thuhet se  u larguan nga zona e Korçës, fill pas pushtimit turk dhe për 200 vjet jetuan në Bullgari. Fillimisht u vendosen ne veri te Odeses 220 km ne fshatin Karakut se bashku me bullgaret dhe gagauzet. Ne fillim te vitit 1860 nje pjese e fshatitKarakurti sot Zhovtnjovoje u shperngul ne rajonin e brigjeve te detit Azov rreth 10 km larg brigjeve, ku u themeluan 3 fshatra:Taz sot DevnenskojeTyshki sot GjeorgjevkaXhandran sot Gamovra sot ku jetojne edhe sot qe kete toke ja dhuroi Katerina -II- e Rusise. Banoret janë toskë, të shpërngulur nga rajoni i Pogradecit dhe Korçës, si pasojë e përndjekjes osmane. Pas një rrugëtimi nëpër Greqi, Bullgari e Rumani përfunduan në Ukrainë. Gjuha që flitet sot në këto katër fshatra, Karakurt (Zhovtnjovoje), Taz (Devneskoje), Tyshki (Gjeorgjevka) dhe Xhandran (Gamovra), është një përzierje e shqipes toske me rusishten. Por megjithatë zakonet, veshjet dhe tiparet dalluese mbeten të njëjta. Banorët e këtyre fshatrave e identifikojnë veten si shqiptarë.

Më pas një pjesë u zhvendosën në Ukrainë dhe kanë 300 vjet që jetojnë aty. Numri i shqiptarëve që jetojnë në Ukrainë arrin diku tek 5000 (pesë mijë) veta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here