Shqiptari fiton “Oskarin” e karikaturës në Turqi (Foto)

0

Në Garën Ndërkombëtare të Karikaturës “Aydin Dogan”, fitues ka dalë karikaturisti shqiptar Agim Sulaj. Karikatura e Sulaj, i cili ka fituar vendin e parë, në mesin e 237 karikaturave finaliste që morën pjesë në këtë garë.

Karikatura e shqiptarit Sulaj, e cila e fitoi vendin e parë, trajton terrorin dhe pasojat e tij te njerëzit, ndërsa fenomeni terrorizëm duhet të kundërshtohet në të gjitha mënyrat.

Kjo garë, e cila konsiderohet si “Oskari” i karikaturës, këtë vit është organizuar për herë të 32-të, juria e këtij viti ka zgjedhur karikaturistin grek Michael Kounturis, turqit Ercan Akyol, Selçuk Demirel, Bayram Hajizadeh nga Azerbaixhani, Piyale Madra dhe Mwampembwa nga Tanzania, Tan Oral dhe Yuko Shimizu nga Japonia dhe Jen Sorensen nga SHBA-të.

Kjo juri ka analizuar 237 karikaturat e 205 artistëve që vijnë nga 46 shtete.

Ndërsa si rezultat, fitues ka dalë karikaturisti shqiptar 50 vjeçar Agim Sulaj. Vendin e dytë e fitoi Mohsen Nouri Najafi nga Irani dhe Jalal Pirmarzabad gjithashtu nga Irani.

Fituesi i kësaj gare, Sulaj do të shpërblehet me 8 mijë dollarë, vendi i dytë dhe i tretë me 5 mijë respektivisht 3 mijë dollarë. Lajmi.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here