Shqiptarët shumë të interesuar për ndeshjen në Danimarkë, kërkohen bileta shtesë

0

Vendimi i KAS-it ka shtuar edhe më shumë entuziazmin te tifozët shqiptarë. Aq shumë kërkesa ka për ndeshjen Danimarkë-Shqipëri të shtatorit, sa qëFederata Shqipare e Futbollit ka dërguar një kërkesë në Federatën Daneze të Futbollit.

Synimi është që përveç 2150 biletave të rezervuara për shqiptarët të shtohen edhe 1500 bileta për tifozët kuqezi për shkak të interesimit të lartë.

Megjithatë nuk dihet sesa do të merret parasysh kjo kërkesë, pasi për t’u kujtuar është fakti që para disa ditësh, Federata daneze tha se nuk do të lejohen tifozë shqiptarë në sektorët e rezervuar për tifozët danezë. /Albeu.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here