Shqiptarët shkëlqejnë në javën e fundit në Zvicërr, Gashi golshënuesi më i mirë

0

Kampionati zviceran i futbollit ka luajtur javën e tij të fundit mbrëmjen e së premtes, duke dhënë edhe verdiktet e fundit. 
‘Baseli i shqiptarëve’ e kishte siguruar javë më parë titullin kampion, ndërsa Shkëlzen Gashi është zyrtarizuar si shënuesi më i mirë i kampionatit për të dytin vit radhazi. Edhe pse nuk shënoi në javën e fundit të kampionatit, bomberi shqiptar e mbylli me 22 gola në Superligën zvicerane.
Të martën, Baseli luajti në fushën e tij ndaj St. Gallen ku arriti një fitore 4-3. Këtë herë nuk ishte protagonist i përhershmi, Gashi, i cili ishte titullar, por një 18-vjeçar, një talent tjetër shqiptar, Albian Ajeti, i cili shënoi golin e parë të tijin në kategorinë e parë zvicerane dhe të fitores në këtë ndeshje.
Ishte minuta e 87 e ndeshjes, kur Xhaka shkëputet nga krahu i djathtë i sulmit dhe dhuron një top në zonë për 18-vjeçarin, i cili bën një ulje të bukur me gjoks të topin dhe më pas lëshon një ‘silur’ drejt portës, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit mik.
Java e fundit e kampionatit zviceran ishte pozitive edhe për lojtarin tjetër të kombëtares shqiptare, Armando Sadikun, i cili shënoi sërish për Zurich, në fitoren 4-3 ndaj Grasshoppers. Sadiku, i cili realizoi edhe një javë më parë, ishte protagonist edhe në golin e dytë duke asistuar për shokun e skuadrës. Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për ekipin e Sadikut pasi siguroi vendin e tretë, çka do të thotë pjesëmarrje në sezonin e ardhshëm në Europa League.
Ndërkohë, një gol mjaft të rëndësishëm shënoi të premten edhe vlonjati Memushaj për Pescara-n, e cila fitoi në fushën e saj 1-0 ndaj Vicenza-s. I futur në fushën e lojës në pjesë e dytë, mesfushori i kombëtares sonë realizoi nga pika e 11-metërshit vetëm 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Ndeshja ishte e vlefshme për fazën e play off-it. Pescara do të luajë edhe ndeshjen e kthimit ndaj Vicenza-s dhe në rast kualifikimi do të ndeshjet në ‘finale’ me Bologna-n për një vend në Serinë A vitin e ardhshëm. TC

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here