Shqiptarët në Prishtinë i sulmojnë zyrtarët e KEDS-it, serbi në Mitrovicë, policët serbë

0

Në Prishtinë janë arrestuar dy qytetarë shqiptarë, pasi që i kanë sulmuar fizikisht tre zyrtarë të KEDS-it, të cilët po bënin shkyçjen nga rrjeti elektrik për shkak të borxhit të papaguar. Njëri nga të dyshuarit gjatë përleshjes ka ekspozuar një armë. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur zyra, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, 45 fishekë të kalibrit 9 mm dhe 12 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Me urdhër të prokurorit sulmuesit janë dërguar në burg. Në Mitrovicën e Veriut ndërkaq në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë është arrestuar një qytetar serb. Por ky qytetar ka rezistuar gjatë arrestimit, me ç’rast dy zyrtarë policorë, serbë, kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit qytetari serb është dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here