Shqiptarët më intelegjent se sa serbët

0

Në bazë të listës të cilën e kanë përpiluar psikologët nga Britania e Madhe dhe Holanda, si dhe politikologu nga Finlanda, personat më inteligjent në vendet e Ish Jugosllavisë jetojnë në Slloveni.
Shqiptarët, maqedonasit, sllovenët, boshnjakët dhe kroatët janë më inteligjentë në krahasim me serbët, tregon lista e IQ mesatare të cilën e kanë përpiluar ekipi i profesionistëve të udhëhequr nga psikologu britanik Riçard Lin
Ai në bashkëpunim me politikologun finlandez Tatu Vanhanen dhe psikologun holandez Jelt Viçers, ka bërë listën e inteligjencës mesatare të qytetarëve në 113 vende.
Në atë listë dominojnë banorët e Azisë. Vendin e parë e zë Singapori, pastaj vijnë Koreja Jugore dhe Japonia. Në Singapor IQ mesatare është 108, në Korenë e Jugut 106, ndërsa në Japoni 105, shkruan Telegraf.rs
Nga vendet evropiane me banorë inteligjentë mund të mburet Italia (102) dhe Islanda (101), shtetet të cilat gjenden në vendin e katërt, gjegjësisht vendin e pestë.
Sa i përket vendeve në rrethinën tonë banorë inteligjent janë sllovenët (96), pastaj vijnë maqedonasit (91), shqiptarët (90), ndërsa aq IQ mesatare kanë edhe banorët e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Kroacisë. Me inteligjencë mesatare prej 89 janë serbët, të fundit nga vendet e rajonit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here